Komandanti rus që po njihet si “Kasapi i Buchas”, pasi kishte mbikëqyrë përdhunimet e vrasjet e ukrainasve të pafajshëm në qytetin Bucha, së fundi ishte bekuar nga Kisha Ortodokse ruse, raporton “The Sun”.
Emri i kolonelit Azatbek Omurbekov është bërë publik nga autoritetet ukrainase, pasi sjelljeve jonjerëzore të trupave të tij në qytetin Bucha të cilin e kishin mbajtur nën okupim.
Ai është komandant i Brigadës së 64-të, që la gjurmë të vdekjeve dhe shkatërrimeve, me t’u tërhequr nga Bucha.
Qyteti që gjendet në periferi të kryeqendrës Kiev është mbushur me varre masive ndërsa rrugët e qytetit kanë mbetur të mbushura me trupa të pajetë të civilëve.
Vëmendja është përqendruar tash te Omurbekov, që ishte lider i brigadës. Identiteti i tij është ekspozuar online.
“Kasapi i Buchas”, që besohet se është në të 40-tat, akuzohet se ka drejtuar përdhunimet dhe masakrat e tmerrshme të qindra civilëve ukrainas.
Sipas “InformNapalm”, një iniciativë vullnetare ukrainase që monitoron aktivitetet e ushtrisë ruse, u zbulua se Omurbekov është komandues i njësitti 51460.
Njësiti i tij është me seli në Khabarovsk në lindje të Rusisë, ndërsa në nëntor ai ishte bekuar nga prifti ortodoks.
Para se të vendosej në Ukrainë për të kryer mizori ndaj të pafajshëmve, peshkopi i Khabarovskit bekoi atë.
Omurbekov gjatë ceremonisë tha: “Historia tregon se ne luftojmë shumicën e betejave tona me shpirtin tonë. Armët nuk janë gjëja më me rëndësi”.
Omurbekov ishte dekoruar në vitin 2014 nga zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Dmitry Bulgakov.
Ai tash po hetohet.
Sipas të drejtës ndërkombëtare komanduesi është përgjegjës për çdo krim lufte që kryhet nga trupat e tij.