Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës së VLEN-it për këshilltarë, Albi Qamili, ministrin e Ekonomisë Besar Durmishi dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë, zhvilluan sot takim me banorët e lagjes “Shaip Kamberi”.
Në këtë takim, Kasami përmendi rezultatet e arritura gjatë mandatit të tij të parë, duke theksuar punët e mëdha që kanë transformuar Tetovën, por edhe sfidat që i presin në të ardhmen.
Ai i informoi banorët e kësaj lagje se një prej projekteve më të rëndësishme që pritet të nisë së shpejti është ndërtimi i “Rrugës së Shtipit”, e cila konsiderohet me rëndësi vitale për lagjen “Shaip Kamberi” dhe për qytetin në tërësi.
“Entuziazmi i banorëve në çdo cep të Tetovës na jep forcë për të vazhduar me Kapitullin e Dytë të zhvillimit. Tetova s’ndalet”, ka shkruar Kasami ne Facebook pas takimit me banorët.
Kryetari Kasami realizon çdo ditë takim me qytetarët nëpër vendbanime të ndryshme, të cilët tregojnë mbështetje të fortë për vazhdimin e transformimit të Tetovës.
