Kasami viziton qendrën shqiptare SHKSHD në Danimarkë

Drejtuesi i Lëvizjes Besa, njëherësh edhe kryetar i Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar diasporën shqiptare në Kopenhagë, të Danimarkës.

“Në qendrën shqiptare SHKSHD në Kopenhagë, pas namazit të xhumasë takuam bashkëatdhetarët tanë, me të cilët bashkëbiseduam për punën dhe suksesin e tyre në mërgatë, si dhe për hallet që përballemi ne, në vendlindjen e tyre dhe tonën.

Falenderim i veçantë për kryesinë e SHKSHD për mikpritjen e ngrohtë dhe për kontributin e dhënë për vendlindjen gjatë periudhave kur kombi ynë kaloj momente te vështira!”, ka shkruar Kasami, në Facebook.