Kasami: Uroj përzemërsisht mikun tim Albinin për fitoren dhe popullin për vetëdijen

Fitore e jashtëzakonshme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
E uroj përzemërsisht mikun tim Albin Kurti për rezultatin, si dhe popullin dhe institucionet e Kosovës për vetëdijen e lartë qytetare dhe organizimin e përkryer të zgjedhjeve.
Uroj që procesi i formimit të institucioneve të shkojë shpejt e mbaré, duke reflektuar vullnetin qytetar te shprehur sot. Mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin ndërshtetëror me Qeverinë “Kurti 3”.
*Bilal Kasami, status ne facebook