Në kuadër të fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 2 nëntor, kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për një mandat të dytë, Bilall Kasami, zhvilloi sot një aktivitet me aktivistë dhe të rinj përgjatë rrugës së Banjës.
Kasami, përmes një postimi në rrjete sociale, bëri të ditur se bashkë me ekipin e tij kanë shpërndarë fletushka dhe kanë biseduar me qytetarët për vizionin e tyre për Tetovën.
“Sot bashkë me aktivistë dhe të rinj plot energji ecëm përgjatë rrugës së Banjës, duke shpërndarë fletushka dhe biseduar me qytetarët për vizionin tonë për Tetovën. Puna jonë shihet në çdo hap, edhe kjo rrugë, dikur e lënë pas dore, sot është shndërruar në një shteg të rregullt e të bukur për tetovarët”.
“Atmosferë pozitive, buzëqeshje dhe shumë mbështetje nga banorët, dëshmi se ndryshimi është në ecje të sigurt!”, ka shkruar Kasami.
Ky aktivitet, siç u pa edhe nga reagimet e qytetarëve, reflekton përkrahjen e vazhdueshme që kandidati Kasami gëzon në prag të raundit vendimtar të zgjedhjeve të 2 nëntorit.






