Kryetari i Tetovës Bilall Kasami ka takuar banorët e Çarshisë së Epërme, lagjes prej ku vjen, për të bashkëbiseduar punët që janë bërë në mandatin e tij të parë dhe planet për mandatin e dytë, në prag të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.
Kasami tha se mbështetja e Çarshisë së Epërme e frymëzon dhe forcon në rrugën që ka nisur.
“Takimet me banorët e Çarshisë së Epërme i ndjej gjithmonë më për zemër. Mbështetja e rrethit tim, e lagjes sime, na frymëzon dhe forcon në rrugën që kemi nisur për ta nxjerrë Tetovën nga errësira në dritë”, publikoi Kasami.
Kandidati i VLEN-it për rizgjedhje në krye të Tetovës tha se Tetova është gati për Kapitullin e Dytë të ndryshimit dhe zhvillimit.
“Me ta bashkërisht e konstatuam se themelet e transformimit të Qytetit që i vendosëm në mandatin e parë nuk mund t’i mohojë askush. Sot, Tetova është gati për Kapitullin e Dytë të kësaj historie suksesi. Zhvillimi duhet të vazhdojë. Tet❤va s’ndalet”, thotë Kasami.