Kasami siguron studentët: Provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherë edhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pritur sot në takim një grup të studentëve të juridikut, të cilët përmes një peticioni kërkuan që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, përcjell TV21.. Kasami thotë se ka siguruar studentët që provimi në fjalë do të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

“Bashkë me zv/kryetarin Albi Qamili, mirëpritëm sot nismëtarët e iniciativës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, në krye me studentin Mevlan Ademi. Diskutuam gjerësisht për këtë problematikë dhe e sigurova sërish se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe. Shumë shpejt kjo çështje do të marrë edhe zgjidhje adekuate ligjore. Përkrahim studentët në këtë iniciativë dhe do të përkujdesemi që Kushtetuta të zbatohet në çdo fushë”, ka shkruar Kasami.