Kasami: Shkrirja e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik do të ndodh shumë shpejt

Koalicionit VLEN edhe më tej nuk i dihet fati se kur mund të definohet si një subjekt i vetëm politik pasi liderët e katër partive assesi nuk po munden të merren vesh për modalitetin e funksionimit. Në tryezë ka dy opsione, liderë me rotacion secili nga një vit dhe me dy kryetarë. Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistën për Alsat tha se qëllimi është që të gjitha strukturat e partive të ndjehen të rëndësishëm në këtë proces dhe të mos ketë pakënaqësi. Shkrirja siç paralajmëroi Kasami, do të ndodhë “shumë shpejtë”.

PDE-ja e Arianit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI? Vendimi pritet pas mbledhjes së Kuvendit Qendror
“Formimi i subjektit unë besoj do të jetë shumë shpejtë, tash po flasim për formatin e udhëheqjes…
Kush do të jetë lideri…

Po, këtu po flasim për një fazë të mundshme kalimtare, me dy kryetarë apo me rotacion që të mos kemi një goditje të drejt për drejtë nëse cilido që të zgjidhet nga kryetarët e katër subjekteve, po të kishim një zgjidhje klasike me një kryetar, do të kishim goditje te tre subjektet tjera te cilat strukturat nuk do të ndjeheshin rehat me këtë zgjidhje. Prandaj mundohemi të gjejmë një zgjidhje kalimtare e cila këto goditje më mirë do ti kishte amortizuar dhe do të kishte vazhduar VLEN-i bashkë”, deklaroi Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes Besa, VLEN. /Alsat.mk