Kasami: Shkolla të reja, mësim gjithëditor e shumë investime në arsim!

Për herë të parë pas më shumë se 20 vjet, në Tetovë po ndërtohet shkollë. Po ndërtojmë objektin e Shkollës së Mesme Tekstile dhe të Gjimnazit “7 marsi”, objekt me hapësira moderne për mësimdhënie, laboratorë, kabinete dhe ambiente ndihmëse, duke garantuar standarde të larta infrastrukturore”, tha sot Bilall Kasami gjatë një konefernce për shtyp me gazetarë.

ai tha se po nvestojnë rreth 5 milionë euro për këto dy shkolla, pjesërisht me financim të Qeverisë.

Për Kasamin rsimi do të mbetet prioriteti im edhe në mandatin që vjen,

”Tashmë kemi planifikuar 12 projekte që kanë të bëjnë me infrastrukturën në arsimin fillor, 5 për arsimin e mesëm dhe 2 për çerdhet.Ndërtojmë shkollat fillore “Liria”, “Bratstvo-MIgjeni”, “Istikball”, “Përparimi”, “Rexhep Voka” në Shipkovicë, “Rilindja” në Sellcë, “Skenderbeu” në Xhepçisht dhe shkolla Kikish. Bazuar në Strategjinë për Zhvillimin e Arsimit, me gjithë këto investime krijojmë kushte që brenda 5 viteve të kemi mësim gjithëditor”, theksoi Kasami.

Kasami shtoi më tej se veç ndrtimeve shtesë në disa shkolla fillore do të ndërtojnë objekt të ri për çerdhen ”Rinia”.

Në arsimin e mesëm, përveç objekteve për dy shkollat që veçmë janë në ndërtim, do të ndërtojmë edhe objekt ndihmës për shkollën e mesme “8 shtatori” dhe bëjmë rikonstruimin e plotë të fasadës “Nikolla Shtejn”. Në arsimin parashkollor, ndërtojmë objekt të ri për çerdhen “Rinia” në BU 57 dhe rikonstruojmë plotësisht objektet e çerdhes “Rinia” te lokacioni i njohur si Teteks, Qendra Sportive dhe Potok”, theksoi Kasami