Kasami: Reshjet e mëdha të shiut mund të kenë shkaktuar kontakt të rrymës me ujin

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se zjarri në fabrikën mes rrugës “Marshall Tito” dhe “Boris Kidriq” në Tetovë është lokalizuar dhe se i njëjti nuk ka rrezik që të shpërndahet, përcjell TV21.

“Deri tash më veç e kemi lokalizuar zjarrin, por i njëjti vazhdon të digjet, por nuk ka rrezik për zgjerim të tij”, tha mes tjerash Kasami.

Kasami tha se me rëndësi është që nga kjo ndodhi nuk ka viktima.

Откриен ли е лек за дијабетес?!
“Besoj që kemi arritur ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe për kundër faktit që dëmet materiale me pronarët janë të konsiderueshme, fatmirësia është se nuk kemi dëme në njerëz”, tha mes tjerash Kasami.

I pyetur për shkaqet që mund të kenë shkaktuar zjarrin, Kasami tha se dyshohet që reshjet mund të kenë shkaktuar kontakt të rrymës me ujin, ndërkaq theksoi se të njëjtën do të duhet ta vërtetojnë autoritetet.

“Nuk ka ndonjë informatë zyrtare, sipas asaj të cilën e biseduam me pronarin por edhe me komandantin e njësisë kundër zjarrit, paramendohet se mund të ketë qenë nga vërshimet nga reshjet e mëdha të shiut që kanë qenë dje dhe pardje, mund të kanë qenë nga ndonjë kontakt i shkurtër i rrymës elektrike”, deklaroi Kasami.