Kasami: Qeveria aktuale, e dështuar – zgjedhje sa më parë!

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kërkon zgjedhje të shpejta parlamentare pasi vlerëson se Qeveria aktuale ka dështuar.

“Ne e kemi thënë shumë qartë që për Lëvizjen Besa kjo Qeveri është e dështuar dhe duhet sa më shpejtë të kemi zgjedhje të parakohshme që vullneti i qytetarëve të vij në shprehje, veçanërisht në kampin politik shqiptar”, tha Kasami.