Kasami përuron asfaltimin e rrugës në fshatin Llacë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për përfundimin dhe përurimin e asfaltimit të rrugës kryesore në fshatin Llacë, një projekt infrastrukturor që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.

Sipas tij, një premtim i dhënë më herët sot është shndërruar në realitet, duke theksuar se investimet në infrastrukturë mbeten prioritet për çdo vendbanim dhe lagje të Tetovë.

Rruga e re me gjatësi 1200 metra dhe sipërfaqe prej 4783 metrash katrorë pritet të rrisë sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të fshatit Llacë.

Njoftimi i plotë:

Asfalltimi i rrugëve në fshatin Llacë, nga fillimi deri në fund të fshatit!

Me krenari sot përuruam rrugën e asfaltuar në fshatin Llacë, sepse dje ishte premtim, ndërsa sot realitet. Kushte më të mira jetese meriton çdo qytetar i Tetovës, andaj kujdesi jonë është për çdo vendbanim dhe lagje të qytetit.

Me gjatësi 1200 metër dhe me një sipërfaqe prej 4783м², rruga e asfaltuar ofron siguri dhe mirëqenie për banorët e fshatit Llacë!

Urime dhe ju qoftë përhajr banorëve!