Në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përkujtuar me dhembje e respekt viktimat e këtij krimi të rëndë kundër njerëzimit.
“Në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, kujtojmë me dhembje të thellë dhe me nderim të përulur një nga plagët më të rënda të ndërgjegjes njerëzore. Si shqiptarë, të cilët vetë kemi kaluar përmes masakrave, spastrimeve etnike dhe gjenocideve të ngjashme, e ndjejmë dhe e kuptojmë më mirë se kushdo dhimbjen e vëllezërve tanë boshnjakë. Kujtesa e tyre është edhe pjesë e kujtesës sonë kolektive.
Sot, fatkeqësisht, teksa përkujtojmë këtë gjenocid të tmerrshëm që për dekada e kemi përsëritur me fjalët “kurrë më”, tragjikisht jemi dëshmitarë të një tjetër gjenocidi që po ndodh para syve tanë, në Gaza. Heshtja e botës sot është po aq e rëndë dhe e pafalshme sa ishte edhe atëherë”, shkruan Kasami në statusin e tij.