Kasami, në Porojin e Albi Qamilit biseduam për punët e mëdha që janë bërë për 4 vjet

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherit kandidat për mandatin e dytë, Bilall Kasami, sonte qëndroi në Poroj, në shtëpinë e Albi Qamilit, bartësit të listës së këshilltarëve.

Kasami tha se u pritën me entuziazëm dhe energji të jashtëzakonshme nga banorët e fshatit, duke e cilësuar këtë si dëshmi e mbështetjes për projektet e realizuara në katër vitet e fundit dhe për vizionin e tij për të ardhmen.

“Bashkëbiseduam për punët e mëdha që janë bërë në këto 4 vjet dhe për planet për mandatin e dytë, për Kapitullin e Dytë të zhvillimit të Tetovës. Poroji e dha besën që të ecim para së bashku. Tetova nuk kthehet prapa në errësirë. Tetova zgjedh punën, zhvillimin, pastërtinë, krenarinë”, deklaroi Kasami.

Ai përmbylli takimin me mesazhin: “Tetova s’ndalet!”