Kasami me mesazh ngushëllimi, pas vdekjes së akademikut, Rexhep Qosja

Kryetari i Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e vlerësuar atë si një ndër mendjet më të ndritura të kombit shqiptar.

Në një mesazh ngushëllimi, Kasami theksoi se Qosja ishte një studiues, shkrimtar dhe zë i fuqishëm i çështjes shqiptare në momentet më të rëndësishme historike. Sipas tij, përmes veprës dhe angazhimit të tij, akademiku ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën, letërsinë dhe mendimin kritik shqiptar.

“Trashëgimia e tij do të jetojë gjatë si udhërrëfyes për brezat që vijnë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që patën privilegjin ta njohin dhe ta vlerësojnë. Zoti të mëshiroftë, akademik”, u shpreh Kasami.