Kasami: Marshim simbolik që pasqyron, atë të zhvillimit e dinjitetit qytetar

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për kryetar nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamili, kandidatët për këshilltarë, si dhe përfaqësuesit e Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, marshuan sot nga qendra e qytetit deri te Tregu i Gjelbërt.

“Ky marshim pasqyron rrugën që VLEN ka nisur,rrugën e zhvillimit, dinjitetit dhe përbashkimit qytetar”, shkruan Kasami në Facebook.

Gjatë ecjes, ekipi i VLEN-it u mirëprit nga qytetarët me fjalë të ngrohta dhe përqafime, duke shprehur mbështetjen për vazhdimin e këtij vizioni për Tetovën.

Besimi i qytetarëve është forca që do ta çojë këtë mision deri në fund, duke bërë Tetovën shembull të një qeverisjeje që punon për njerëzit, dëgjon zërin e tyre dhe qëndron larg interesave të ngushta partiak”, shkruan Kasami.