Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryetaren e Këshillit Social të Komunës, ka vizituar dy familje përfituese të programit “Ndihma dhe kujdesi në shtëpi”, që realizohet nga Shoqata Qytetare “Milenium”.
Ky program, i cili ka rezultuar i suksesshëm, u ofron të moshuarve që jetojnë vetëm dhe personave me sëmundje të rënda apo kronike kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme në shtëpitë e tyre, duke u mundësuar atyre një ambient të sigurt dhe të rehatshëm.
Kasami theksoi se nën udhëheqjen e tij, komuna do të vazhdojë të mbështesë çdo iniciativë që përmirëson mirëqenien e qytetarëve.
“Kujdesi për të moshuarit dhe kategoritë tjera sociale është dhe do të mbetet prioritet i yni,” – deklaroi ai.