Kasami ironizon Ahmetin: Putini nuk i frikësohet Amerikës e Evropës, por atij që e shkatërroi Jugosllavinë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin OnTime në Televizionin Koha ka ironizuar Ali Ahmetin i cili i ka shpallur “luftë” Putinit dhe Rusisë.

“Aq serioze është kjo luftë me Rusinë dhe Putinin sa që unë kam informata se Putini është paraqitur diku në Maqedoni për të kërkuar ndihmë dhe për tu lutur se çka ka Ali Ahmeti që aq seriozisht merret me të, sepse vërtetë është frikësuar. Është frikësuar sepse ka informatën se Ali Ahmeti shkatëroi një shtet të fuqishëm siç isht Jugosllavia dhe tani e ka radhën Rusia. Ai jo që i frigohet Evropës, Amerikës, ai i frigohet Aliut”, tha Kasami.