Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar sot punimet në bulevardin “Bllagoja Toska”, në Tetovë. Njoftimin e ka bërë vetë Kasami përmes një postimi në Facebook. Më poshtë, postimi i plotë i kreut të Tetovës. NËSE KE VULLNET, ARRIHET GJITHÇKA Në “Bllagoja Toska”, në bulevardin e shumëpremtuar, në aortën e qytetit tonë, për të inspektuar ecurinë e punimeve. Kanalizimi fekal dhe atmosferik i përfunduar si dhe rrjeti i ri i ujësjellësit jep shpresë për përfundimin e punimeve dhe lëshimin në shfrytëzim të së njejtës. Ky angazhim do ta lirojë në masë të madhe komunikacionin e rënduar në qytetin tonë. Ky ishte zotimi jonë. Bulevard i denjë e me standarte evropiane për qytetarët tanë. Kjo nuk përfundon me kaq. Vazhdojmë pa pushim në rikonstruimin e tërë infrastrukturës së qytetit tonë. #përTETOVËNtonë #punë #jofjalë
Maqedoni Kasami inspekton punimet në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë






