Kasami i bindur në fitore: Do të kemi shumicën në Këshillin Komunal të Tetovës (Video)

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, pret që në zgjedhjet e 20 gushtit, Lëvizja Besa të sigurojë shumicën e këshilltarëve në Këshillin Komunal. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Kasami, tha se partia që drejton ai, po zhvillon fushatë pozitive në Tetovë dhe se nga qytetarët po pritet në mënyrë të shkëlqyeshme.

“Për ne është fushatë positive. Kemi pritje të shkëlqyeshme nga qytetarët. Mundësinë që na u dha edhe përkundër faktit që nuk ishte dëshirë e ynë për të përmirësuar listën, për të futur personalitete të rëndëishme të jetës tetovare, është pritur shumë mirë nga qytetarë. Për momentin jemi e vetmja parti që kemi tubime klasike në çdo lagje të qytetit, ku pjesëmarrja është masovike nga ana e qytetarëve dhe kjo na jep të kuptojmë që rrugëtimi ynë i deritanishëm, edhe pse i shkurtë në krye të Tetovës, ka rezultate pozitive dhe është pritur mirë nga qytetarët dhe është një mundësi e mirë për të dhënë llogari para qytetarëve për këtë periudhë që e kemki realizuar. Sigurisht që pritja nga qytetarët është shumë e mirë dhe besoj që si rezultat i kësaj pritje dhe miratimit të punës tonë të deritanishme në Komunën e Tetovës do të arrijmë të kemi një shumicë solide”, tha kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.