Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve me Bashkimin Evropian.

“Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë 🇦🇱 është lajmi më i mirë për të gjithë ne. Përgëzime qeverisë Shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve me shpresë që përmbyllja e kapitujve të ndodh shpejt, dhe në një të ardhme të afërt edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova të jenë pjesë e familjes së madhe të 🇪🇺Bashkimit Europian!

Urime!”, ka shkruar Kasami.