Kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami pasi hodhi votën, për media tha se e shfrytëzoi të drejtën e tij të votës, këtë ditë nëntori, siç e quajti ai të “bukur”.
Ndërkohë, ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, pasi sipas tij pushteti lokal është pushteti më i afërt ndaj kërkesave të tyre.
“Në këtë ditë të bukur të dy nëntorit shfrytëzova të drejtën time qytetare për të votuar për udhëheqësin e ardhshëm të Tetovës. Njëherit bëj ftesë që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike”, tha Kasami, transmeton Klankosova.tv
Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë e Veriut sot po votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.




