Bilall Kasami:
Falishti sot është shembull se si puna e ndershme dhe vizioni i qartë sjellin ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve.
Me angazhim të madh kemi bërë realitet dy projekte madhore që për dekada kanë qenë vetëm ëndrra:
ndërtimin e rrugës moderne për fshatin, si dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit me ujin e pijshëm, duke garantuar furnizim cilësor për çdo familje.
Këto janë dëshmi të qarta se ne nuk flasim me fjalë boshe, ne punojmë, ne realizojmë dhe ne e ndryshojmë realitetin!
Falishti sot ka rrugë dhe ujë të pastër, nesër Tetova do të ketë edhe më shumë projekte që e bëjnë jetën më të mirë për secilin qytetar. Por për ta vazhduar këtë rrugë të suksesshme, duhet t’i japim hov zhvillimit me votë më 19 tetor.