Kasami: BDI-ja keqpërdori dëshmorët (Video)

Me rastin e 5 Majit, ditës së dëshmorëve, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se ka keqpërdorur dëshmorët e UÇK-së dhe nuk e ka rregulluar me ligj statusin e tyre, shkruan gazeta LAJM.

“BDI vazhdimisht ka keqpërdorur statusin e pazgjidhur të dëshmorëve. Ne kemi thënë se vazhdojmë të themi se kjo duhet të jetë reciproke edhe conform marrëveshjes së Ohrit, që të zgjidhet edhe statusi formal-juridik i tyre dhe këto çështje të mbyllen përgjithmonë’, tha Kasami./Gazeta LAJM