Kasami: BDI-ja bëri fushatë me Lube Boshkovskin, vrasësin e shqiptarëve në Luboten

Gjatë debatit për Tetovën në Kallxo.com me Jeta Xharrën, duke iu përgjigjur akuzave të Bajram Rexhepit për bashkëpunim me VMRO-në, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se BDI-ja po e akuzon atë me mëkatet e veta.

“Po më akuzojnë me mëkatet e tyre. Këta jo vetëm që qeverisën me VMRO-në për më shumë se 10 vjet, por edhe e sollën në tubim Lube Boshkovskin, i cili dyshohet se ka vrarë shqiptarë në Luboten, fëmijë, gra, pleq”, tha Kasami.