Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me Afrim Gashi, sonte kanë zhvilluar takim me banorët dhe aktivistët në Çarshinë e Epërme, në kuadër të aktiviteteve para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale më 2 nëntor.
Kasami thotë se qëllimi i vizitës ishte falënderimi i qytetarëve dhe aktivistëve për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se kudo ndjehet fryma e fitores.
“Sonte ishte radha të falënderojmë banorët dhe aktivistët tanë në Çarshinë e Epërme, ndërsa këtë e bëmë së bashku me mikun tonë Afrim Gashi. Kudo ndjehet fryma e fitores dhe besimi i qytetarëve në rrugën që kemi nisur bashkë, për Tetovën e punës, pastërtisë dhe zhvillimit. Energjia dhe përkushtimi i aktivistëve tanë janë dëshmi e qartë se Tetova është e bashkuar për fitoren më 2 nëntor. Faleminderit çdo aktivisti dhe çdo qytetari që po qëndron me përkushtim në këtë betejë të drejtë”, shkruan Kasami.
 
		





