Kasami: Ali Ahmeti, ta formojë “frontin për korrupsion” (Video)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, vlerëson se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është i frikësuar nga “blloku opozitar “ pasi ka humbur të gjithë njerëzit që i kontrollonte brenda opozitës shqiptare. Kasami është i bindur se Ahmeti do t’i humb zgjedhjet e ardhshme.

“z.Ahmeti deri tani ka bërë ftesë të bashkohen partitë opozitare duke e ditur që nuk mund të ndodh një gjë e tillë sepse ne sot e shohim që ai gati në të gjitha partitë politike ka pasur të kontrolluar ashtu siç është fatkeqësisht rasti me partinë e liderit që ju e përmendët dhe në kohën kur opozita po bashkohet sepse më nuk ka elemente të kontrolluara në opozitë, z.Ahmeti po jep alarmin dhe po tregon ëndrrën e keqe apo frikë të fshehur se ky bashkim i partive opozitare përfundimisht do ta çojë në opozitë. Ai po i them që ai tash të merret me partitë që i ka në qeveri, të ndërtojë frontin për korrupsion, keqpërdorim, atni-qytetar, anti-shqiptar, që pastaj të ballafaqohemi në zgjedhje, ne me koalicionin tonë, ai me të vetin dhe do të shihim se si do të jetë përgjigja e qytetarëve”, ka thënë Kasami.