Në një udhëtim të paharrueshëm përmes disa prej destinacioneve më të bukura të Shqipërisë, karvani retro i Fiat Topolino ka nisur rrugëtimin e tij.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar në Facebook, se kjo ka përfshirë Krujën, Beratin, Vlorën, Llogarajën, Butrintin, Ksamilin, Gjirokastrën, Korçën dhe Pogradecin.
“MIRËMËNGJES dhe me udhëtimin e karvanit Fiat Topolino, që nga Kruja, Berati, Vlora, Llogaraja e deri në Butrint, Ksamil, Gjirokastër, Korçë e Pogradec, duke bashkuar pasionin për makinat retro me kulturën dhe mikpritjen shqiptare, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama sipër videos në Facebook.