Karrige të grisura në autobusët e linjës 9 dhe 19

QYTETARËT ANKOHEN PËR INVENTARIN E SHKATËRRUAR 

 Në këto karrige të grisura, udhëtojnë qyetarët në autobusët e linjave 9 dhe 19. Përveç se janë të stërmbushur, qytetarët në redaksinë e tv KlanM  dërguan edhe video ku ankoheshin për uleset e prishura në këto autobusë.

 “Ne duam një udhëtim të rehatshëm, pasi jemi qytetarë të këtij qyteti dhe pavarësisht nëse e përdorim një herë në muaj apo çdo ditë, mendoj se meritojmë autobusë të pastër dhe të rregullt”.

 

“Shpresoj që autoritetet e qytetit të marrin masa më të shpejta për modernizimin e trafikut të qytetit me linjat e reja më të rregullta dhe ashtu”.

 Nga Ndërrmarja Publike për Qarkullim deklaruan se autobusi me karriget e grisura nuk është në pronësi të tyre por të transportuesve privat.

 

 NDËRMARRJA PUBLIKE PËR QARKULLIM

“Linjat 9 dhe 19 përdoren më së shumti nga transportuesit privatë. Linja 9 ka gjithësej 14 autobusë, nga të cilat 3 janë të NPQ-së  ndërsa 11 vetura të tjera janë të transportuesit privatë.

 Përveç maskave që janë ende të detyrueshme në transportin publik, moti i nxehtë dhe autobusët e stërmbushur me qytetarë e bëjnë edhe më të vështirë udhëtimin e tyre.

“Unë mendoj se autobusët janë shumë të mbushur me njerëz, ndoshta sepse moti është i mirë sot, ka shumë njerëz dhe ja këtu vjen autobusi im dhe unë duhet të shkoj”.

“Po 9-ta nuk është e rregullt, këto autobus te ri janë më të mirë ama ma te vjetërit katastrofe”

“Ja unë konkretisht kam problem me linjat e autobusëve 19 dhe 20 që shkojnë në Shuto Orizar”.

Përshkak linjeve të parregullta qytetarët shpeshherë vonohen në punë./KlanMacedonia