Karaxhovski: Skenari “C” donë të thotë orë policore!

Drejtori i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski ka thënë se të gjithë janë duke bërë përpjekje që të shmanget ora policore, ngase kjo mund të ndikojë në shëndetin psikologjik të qytetarëve.

“Kishim skenarin “A” gjendjen normale, skenari “B” me masat të cilat i kemi propozuar me të cilat shpresojmë se do të shmangim skenarin “C” e cila nënkupton masa restriktive dhe kthim të orës policore”, ka deklaruar Karaxhovski, raporton SHENJA.

Ai tha se kërkon masa të rrepta për të gjithë ata të cilat nuk i respektojnë masat e miratuara kundër KOVID-19. /SHENJA/