Karaxhovski: Sa më shumë do respektojmë masat, aq më herët do dalim nga kjo situatë

Kryetari i Komisionit të Sëmundjeve Infktive, Karaxhovski në një konferencë për shty pranë Qeverisë tha se për ata si Komision nuk e kanë të lehtë të propozojnë masa shtrënguese, por janë të detyruar përderisa njerzit nuk i repsektojnë rregullat. Ai u apeloi edh një herë qytetarëve që të respektojnë masat, mos ta dënojmë veten. Ai përsëriti se e gjithë bota po lehtësojnë masat, ndërsa ne po i shtrëngojmë, dhe kjo vjen për shkak vetë të moszbatimit të masave. Ai tha se kemi ende 20 për qind të popullatës që nuk na kuptojnë akoma dhe vazhdojnë ta mohojnë virusin. Ai apeloi se masat si distancimi social, maskat, dezinfektimi, duhet të respekton dhe sa më shumë t’i respektojmë masat aq me parë do të dalim nga situatë.