Karakaçanov: Maqedonia e Veriut mund të merr datë për negociata në janar nëse nënshkruan aneksin me 12 pika

“Për Bullgarinë ka një imazh negativ dhe kualfikimve negative në vetëdijen maqedonase. Republika e Maqedonisë së Veriut ka rast të merr datë për negociatat në janar ose shkurt në rast se nënshkruajnë aneksin me 12 pika të cilin e kemi përgatitur”, deklaroi për NOVA NEWS, zëvendës kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov, transmeton SHENJA.

Sipas tij Maqedonia ka patur rast që të merr datë për negociatat që në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo siç thotë ai, nuk ka dashur të shfrytëzojë rastin.

“Bullgaria nuk ka vendosur veto, megjithatë thjeshtë Shkupi nuk është i gatshëm për datë për negociata” thotë Karakaçanov.

Zëvendës kryeministri bullgar theksoi se Bullgaria është “për” zgjerim të BE-së me shtetet e ballkanit perëndimor, mirëpo gjuha e urrejtjes në atë që është bullgare është ajo që brengos”.

Urrejtja bazohet në një falsifikim të rëndë dhe të neveritshëm të historisë”, tha më tej Karakaçov.