Kapja e Maduros nga SHBA, Von Der Leyen: Qëndrojmë me popullin e Venzuelës, jemi për trancizion paqësor

Presidentja e Komisionit Evropian, ursula von Der Leyen, ka thënë se janë duke i ndjekur nga afër zhvillimet në Venezuelë.

Ajo ka thënë se BE qëndron me popullin e Venezuelës në përkrahje të një tranzicioni paqësor dhe demokratik.

“Duke ndjekur nga afër situatën në Venezuelë. Ne qëndrojmë pranë popullit të Venezuelës dhe mbështesim një tranzicion paqësor dhe demokratik. Çdo zgjidhje duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”, ka shkruar ajo.

Von Der Leyen ka thënë se në koordinim me kryediplomaten Kallas dhe shtetet anëtare të BE-së, janë duke u siguruar që qytetarët e BE-së që janë në Venezuelë të mund të mbështeten në përkrahjen e plotë të BE-së.