Kapet pushkë automatike dhe municion në Këshavë të Manastirit

SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër A.A. (54) nga fshati Këshavë, rrethina e Manastirit, për dyshim të bazuar për veprën penale “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paautorizuar i armëve të zjarrit ose lëndëve shpërthyese”, raporton Tetovasot. Gjatë bastisjes së realizuar më 28.12.2025 në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të të denoncuarit, si dhe në një objekt tjetër që ai e shfrytëzonte, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike “M70 AB” kalibër 7.62 mm dhe 258 fishekë.