Në autostradën Negotinë – Demir Kapi, mbrëmë rreth orës 22:00, zyrtarët policorë kanë arrestuar një shtetas të Serbisë 20-vjeçare me iniciale F.R., i cili po transportonte ilegalisht 41 emigrantë nga Kuba dhe India, pesë prej të cilëve të mitur.Siç njoftojnë nga MPB-ja, shoferi ka qenë duke vozitur kamionin “Fiat Ducato” me targa të Shkupit.Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj serbit do të bëhet kallëzim penal në prokurorinë kompetente.
Maqedoni Kapet një kontrabandist serb i migrantëve në autostradën Negotinë – Demir Kapi