Kapet krahu i djathtë i Pablo Escobar-it! Spiunohet nga i biri

Një nga lordët më të kërkuar të drogës, dikur krahu i djathtë i Pablo Escobar-it është arrestuar pasi u spiunua nga vetë djali i tij.

Luis del Rio, i njohur ndryshe se El Tio ra në pranga në shtëpinë e tij në Medellin si dhe iu sekuestruan edhe rreth 300 prona të tjera. Nisur nga çfarë raportohet në mediat lokale, ishte i biri ai që u dha efektivëve informacione rreth vendndodhjes së të atit, për shkak se i ati ishte përfshirë në një romancë me gruan e tij.

Policia deklaroi se po kështu u arrestua një nga partnerët e tij në biznes si dhe një anëtar tjetër i bandës me emrin Chepe, i cili tentoi të arratisej duke u hedhur nga dritarja e katit të tretë. El Tio ishte një anëtar kyç dhe famëkeq i Medellin Cartel para se ata të shndërroheshin në rivalë. Zoti i drogës rrëmbeu vajzën e del Rios, si shenjë hakmarrjeje ndaj faktit që ai vodhi para nga një ngarkesë droge e dërguar në SH.B.A.

Fill pas kësaj, El Tio u bashkua me bandën kriminale të Los Pepes – një rival i Escobar – me qëllim që të shpëtontye vajzën e tij.

“Në kohën e Pablo Escobar-it, El Tio ka punuar me Medellin Cartel. Ai më vonë u arrestua dhe u dënua me 12 vjet burg, por i vazhdoi aktivitetet e tij kriminale kur u la i lirë ”, tha polici antidrogë Jorge Luis Ramirez.

Sipas mediave lokale, operacionet e El Tio-s u zgjeruan pas lirimit të tij dhe në një moment, çdo muaj, ai po trafikonte rreth 10 tonë kokainë në SHBA dhe Evropë.

Operacioni në fjalë i dha mundësinë që të blinte mbi 300 prona në Kolumbi, Meksikë dhe Sh.B.A., duke përfshirë ish-shtëpinë e Escobar La Fortaleza në Medellin.