Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se bisedimet me LDK-në janë duke u zhvilluar, e madje sipas tij intensive si kurrë më parë.
Ai thotë se ka opsione të reja në tavolinë, mirëpo që nuk ka marrëveshje.
Sipas tij, marrëveshja do të marrë kohë sepse nuk dëshirojnë që ajo të jetë e padrejtë.
Postimi i plotë i Zaimit në Facebook:
Portalet menjëherë fillojnë me spekulime pa lidhje. Gazetaria dhe spekulimi janë gjëra të ndryshme. Rrenat nuk janë lajm. Bisedimet mes LV e LDK janë duke u zhvilluar, intensive si kurrë më parë. Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë.
Kur s’keni çfarë bëni, lexoni letërsi ose shihni ndonjë film, siç bëj unë. S’ka nevojë për fake neës.