Kapet automjeti me mallra të padeklaruara në Vërmicë

Gjatë kontrolleve rutinë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar.

Edhe pse drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollës së automjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara, përfshirë këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm.

“Mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se çdo mall që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës duhet të deklarohet, dhe mosdeklarimi i tij paraqet shkelje ligjore që sanksionohet sipas rregullave doganore.