Kapen me drogë në Stadiumin e Tetovës, arrestohen 2 të rinj

​Tetovë, 27 prill – Dy persona janë privuar nga liria pas një kontrolli policor në Stadiumin e Qytetit në Tetovë. Personat B.Sh. (23) nga Leshka dhe G.M. (19) nga Kumanova janë ndaluar pasi tek ata është gjetur dhe konfiskuar një sasi marihuane dhe një lëndë e murrme në formë kokrrizash. Policia po punon në dokumentimin e plotë të rastit për të ngritur parashtresën përkatëse ligjore.