Kapen me drogë, arrestohen dy shkupjanë dhe një shtetas i Bullgarisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 20.00 në SPB Tetovë janë dërguar personat E.I. (26), A.D. (27) nga Shkupi dhe R.I.O. (30) nga Republika e Bullgarisë, të cilët rreth orës 12.00 janë privuar nga liria në Shkup nën dyshimin për ” prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve. “.

Tre personat dyshohet se kanë qenë të involvuar në rastin e gjetjes së dy thaslve me marijuanë në rrugën lokale mbi fshatin Kamnjan, që u raportua më 4 maj të këtij viti rreth orës 22:00.

MPB njofton se personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe sot (6-maj) me një parashtresë adekuate do të dërgohen përpara gjykatësit në një procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë.