Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi janë zënë duke vjedhur naftë.
Policia ka sekuestruar një akumulator dhe një pajser.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur duke vjedhur naftë. Si provë materiale janë sekuestruar një akumulator, një pajser etj. Nafta i është kthyer pronarit ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.



