Kapen 9kg kokainë në kufirin Kosovë-Serbi, arrestohen shtetasit shqiptar

Një sasi prej 9 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë është gjetur në makinë me targa të Republikës së Shqipërisë në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht në Vërmicë.

 

Policia ka arrestuar dy persona me shtetësi shqiptare. Pas dyshimeve makina tip Pezho ishte përzgjedhur për kontroll dhe është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme.

Pas hapjes së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej  (8) kg, e (800.74) gram.