Kapen 90 mijë euro të padeklaruara te një udhëtar në Aeroportin e Shkupit

Drejtoria e Doganave ka njoftuar se ka parandaluar dërgimin e 90 mijë eurove të padeklaruara nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Paratë janë gjetur te një udhëtar që kishte për synim të shkonte në Cyrih të Zvicrës.

“Nëpunësit doganorë në Aerodrom kanë parandaluar tentativën ilegale të shumës së parave të padeklaruara prej 90 mijë euro në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pas kontrollit të kryer te një udhëtar që udhëtonte në relacionin Shkup – Cyrih. Udhëtari me vete barte 100 mijë euro, të cilat në përputhje me Ligjin për punë me të holla, janë kthyer 10 mijë euro kurse paratë e mbetura, të cilat nuk kanë qenë të deklaruara dhe për të cilat nuk ka poseduar dokument, janë mbajtur përkohësisht”, thuhet në njoftim.