Më 17.12.2025, në periudhën nga ora 11:00 deri në 13:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë realizuar një kontroll aksion për zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve që kryejnë transport publik të udhëtarëve pa licencë.
Siç mëson Tetovasot, gjatë kontrollit në rrugën “Ilinden” në Tetovë, është ndaluar automjeti i udhëtarëve “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga K.I. (67) nga fshati Kamjan i Tetovës, ku është konstatuar se kryente transport publik pa licencë të lëshuar nga organi kompetent.
Po ashtu, në rrugën “Iliria” në Tetovë janë evidentuar edhe pesë raste të tjera të transportit ilegal të udhëtarëve. Bëhet fjalë për:
H.K. (48) nga Tetova, i cili drejtonte automjetin “Volkswagen Touran”,
E.M. (49) nga Tetova, drejtues i automjetit “Volkswagen Golf”,
B.R. (71) nga fshati Bërvenicë i Tetovës, i cili drejtonte automjetin “Hyundai”,
A.D. (22) nga fshati Falishë i Tetovës, drejtues i automjetit “Mercedes”,
F.B. (51) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, i cili drejtonte automjetin “Golf”,
të gjithë me targa të Tetovës dhe pa poseduar licencë për transport publik të udhëtarëve.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të vijojnë kallëzime përkatëse sipas nenit 284-a të Kodit Penal.






