Kapaciteti vjetor i prodhimit të vaksinës Covid-19 në Kinë arrin në 7 miliardë doza

Kapaciteti vjetor i prodhimit të vaksinës së Covid-19 në Kinë ka arritur në 7 miliardë doza, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit (MIIT), bën të ditur “Xinhua”.

Kapaciteti më i fundit i vendit u njoftua të hënën nga ministri i MIIT Xiao Yaqing në një konferencë kombëtare pune në Pekin.

Më shumë se 2.68 miliardë doza vaksinash ishin administruar në territorin kinez që nga e diela, treguan të dhënat nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit. (Fatosi)