Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri ka reaguar për kaosin që është bërë dje në Kuvendin e shtetit shqiptar.
Në një postim në Facebook, kjo ambasadë është shprehur se dhuna nuk ka vend në demokraci.
“Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare”.
“Ambasada Britanike dënon aktivitetin që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv