Kaosi në Kakavijë, “zgjohet” Rama: Jemi në komunikim me palën greke

Situata në pikën kufitare të Kalimit në Kakavijë sa vjen dhe po rëndohet, ditën e djeshme dhe ditën e sotme pamë pamje dramatike të qytetarëve që presin në radhë, radhë e krijuar për shkak se shqiptarët po mundohen të ikin përpara datës 16 gusht, pasi në të kundërt detyrohen të karantinohen për 7 ditë.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar për herë të parë, përmes një postimi në Instagram, lidhur me këtë situatë dramatike ku me mijëra shqiptarë po sfliten prej 4 ditësh:

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi! Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren”, shkruan Rama.