Kaos në Sofje: Përleshje e ashpër mes tifozëve dhe policisë, persona të lënduar e vetura të djegura në rrugë

Federata e Futbollit të Bullgarisë e zhvendosi ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 kundër Hungarisë, nga stadiumi “Vasil Levski” në Sofje, në stadiumin “Hristo Botev” në Plovdiv dhe mbylli tribunat për tifozët.

Vendimi është marrë për shkak të frikës për trazira në ditën e ndeshjes, e që ato nuk munguan mes tifozëve vendas dhe policisë bullgare.

Huliganët e maskuar u gjendën në rrugët e kryeqytetit të Bullgarisë dhe shprehën pakënaqësinë e tyre për këtë vendim.

Tifozët e klubeve elitare organizuan një protestë të madhe kundër presidentit të FS të Bullgarisë, Borislav Mihailov, i cili është në krye të Shtëpisë së Futbollit për gati 18 vjet.

Siç raportojnë mediat vendase, ka pasur edhe një konflikt të ashpër mes tifozëve dhe policisë, ku ka shumë të lënduar nga të dyja palët.

Pamjet e trazirave dhe kaosit në Bullgari janë shpërndarë në rrjetet sociale./Lajmi.net/