Është shkaktuar kaos në Poliklinikën e Çairit.
Qytetarët presin në radhë dhe gjatë kohë për t’u vaksinuar.
Ata thonë se kaosi është shkaktuar pasi mjekët shkojnë në pauzë, ndërkaq këta të fundit thonë se pritja vjen si pasojë se ka rënë sistemi, transmeton TV21.
Përndryshe, tashmë ka një javë që ka filluar vaksinimi në terren dhe pa termin, ndërkaq sot ka filluar edhe vaksinimi i adoleshentëve.





