Kaos në pikat kufitare: Kolona të gjata pas fundjavës festive, pritet deri në dy orë në hyrje të Maqedonisë

Fundjava e zgjatur festive tradicionalisht i ka nxitur shumë persona nga Maqedonia e Veriur që të udhëtojnë drejt Greqisë.

​Të njëjtën gjë po bëjnë edhe qytetarët e Serbisë, gjë që këtë pasdite ka rezultuar me kolona të gjata për dalje nga Greqia dhe hyrje në Maqedoni.

​Por, ashtu siç u prit për hyrje të enjten dhe të premten, ashtu po pritet edhe këtë pasdite për dalje nga Greqia.

​Siç dëshmojnë qytetarët në rrjetet sociale, në pikën kufitare Evzoni për të hyrë në Maqedoni po pritet deri në dy orë.

​Gjithashtu, turistët paralajmërojnë se me kalimin e kohës pritjet po zgjaten, andaj ata që planifikojnë të nisen më vonë i pret një kaos i vërtetë në kufi.